Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë se Projektligji për Buxhetin 2017 është sikurse definicioni i budallallëkut nga Albert Ajnshtajni
“Ajnshtajni ka thënë se pritja e rezultateve të ndryshme, nga përdorimi i mjeteve të njëjta, është budallallëk. Kështu njëjtë është edhe puna e këtij buxheti”, ka deklaruar Ymeri, shkruan lajmi.net.
“Sipas Mustafës i bie që Kosova po zhvillohet më shpejt se vendet e BE-së, ndërsa në realitet Kosova nuk po zhvillohet dhe mirëqenia e qytetarëve nuk po rritet. Ajo çfarë kemi deri tash nuk është ekonomi që nuk po i përmbush as nevojat elementare të qytetarëve”.
“Ky buxhet nuk meriton të kalohet e as kjo Qeveri të gëzohet. Shumica e të hyrave mblidhen nga doganat dhe një pjesë e këtyre parave shkon në Serbi dhe kjo nuk është për t’u gëzuar”, është shprehur Ymeri.
“Kur shikohet me vëmendje, është buxhet që varfëron qytetarin”, ka thënë kreu i VV-së.
“Paratë po mblidhen nga shumica e qytetarëve të varfër, për t’u shfrytëzuar nga duart e disa njerëzve”, ka thënë Ymeri.