Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, së bashku me kandidatët për deputete, Dardan Sejdiu, Emrush Xhemajli dhe Shyqeri Hyseni kanë vizituar ndërmarrjen MECATYP-KS në Ferizaj.
Me këtë rast Ymeri tha se ngritja dhe mbështetja e kapaciteteve prodhuese vendore është garancia për zhvillimin ekonomik të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
“Qeverisja jonë e ka prioritet përkrahjen e bizneseve vendore në mënyrë që të rritet prodhimi e rrjedhimisht edhe punësimi i qytetarëve tanë. Ne nuk i konsiderojmë ata si subjekte të ATK por si faktorë kyç të shtetit zhvillimor. Me Qeverinë e Vetëvendosjes bizneset vendore do të hynë në një fazë të re ku mbështetja e shtetit për ngritjen e kapaciteteve prodhuese kthehet në punësim të sigurtë e mirëqenie. Plani për forcimin e rritja e tyre është detyra jonë dhe aspirata jonë”, ka thënë Ymeri.