Nënkryetari i porsazgjedhur i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri në hapje të konventës së partisë ka thënë se sot është një ditë e madhe për vendin.
Ai ka theksuar se nga sot nis një etapë e re në skenën politike të Kosovës.
Ky është fjalimi i Ymerit:
Në këtë konventë pas kuvendit kemi marr disa vendime dhe e kemi zgjedhur kryetarin e ri të partisë, i cili nga sot do të jetë Shpend Ahmeti dhe kem zgjedhur disa organe të partisë.
Kjo është një ditë e madhe për partinë dhe për ne që i përqafojmë vlerat e lirisë, barazisë e solidaritetit
Nga sot do të nis një etapë e re e politikës në Kosovë që do të zhvilloj këtë koncept politik dhe vlerat politike që janë të domosdoshme për Republikën e Kosovës, për të rritur solidaritetin, paqen, arsimin, ekonominë, shëndetësinë etj.
Është detyrë e jona ti përmbushim dy pjesët e emrit tonë, të jemi social dhe demokrat.
Duhet të punojmë që kjo ekonomi të jenë në shërbim të shoqërisë së integruar në Kosovë.
Këto janë gjërat që po na bëjnë bashkë e që sot i duhen më së shumti Kosovës.
Socialdemokracia është reformë e sistemit politik të korruptuar dhe është ekonomi e cila punon për të gjithë, e jo vetëm për ata që kanë.
Partia socialdemokrate përkushtohet për një shoqëri demokrate dhe mendon se demokracisë duhet t’ia ruaj frymën.
Demokracia është përfshirje e forma e saj është rrethi sepse nuk e duron ndarjen mes folësit dhe publikut.
Angazhohemi për një liri kolektive, për bashkësi qytetarësh, për shoqëri, për një sistem politik e ekonomik, për një administratë, shëndetësi efikase etj.
Shoqëria nuk duhet t’i shërbej ekonomisë, por e kundërta, që ekonomia t’i shërbej shoqërisë. Ky është edhe qëllimi i Partisë Socialdemokrate.
Një ekonomi që rrit dhe nuk përkthehet, i shërben një pakice që kanë shumë, e jo një shumice që kanë pak.
LEXO EDHE:
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/ahmeti-merr-drejtimin-e-psd-se-qellimi-yne-permiresimi-i-jetes-ne-kolektiv/