Analisti politik Visar Ymeri ka deklaruar se, sipas Kushtetutës së Kosovës, Kuvendi do të duhej të shpërndahej dhe vendi të shkonte në zgjedhje të reja.
Në emisionin “VV Show” të gazetarit Vehbi Kajtazi, Ymeri tha se aktualisht po pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, por theksoi se afatet kushtetuese tashmë kanë qenë të qarta.Ne jemi duke e pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por në bazë të Kushtetutës Kuvendi duhej të shpërndahej dhe vendi të shkonte në zgjedhje. Kuvendi duhej ta zgjidhte presidentin deri 30 ditë para skadimit të mandatit”, u shpreh Ymeri.
I pyetur nga gazetari Vehbi Kajtazi se pse kryeministri Albin Kurti po preferon muajin korrik për të shkuar në zgjedhje, Ymeri tha se kjo lidhet me përgatitjet politike kundër presidentes.Sipas tij, Kurti dëshiron më shumë kohë për t’i përgatitur ‘sulmet’ ndaj Vjosa Osmanit, të cilat, sipas Ymerit, tashmë kanë filluar. Ai po ashtu pretendon se Kurti synon që në zgjedhje të ketë një numër më të madh të votuesve nga diaspora”, tha Ymeri gjatë emisionit.