Aplikacioni Yolo është më i kërkuar ditëve të fundit në App Store. Shumë të rritur, që nuk kalojnë kohë të gjatë në Snapchat, mund të mos kenë dëgjuar për të, por është një trend.
Prej tre javësh ndodhet në App Store, ndëra në dhjetë ditët e fundit, Yolo është numër 1 në top dhjetëshen kryesore. Që kur është lancuar më 2 maj, u shkarkua mbi pesë milionë herë, duke u bërë më i kërkuar se Snapchat, që është shumë i popullarizuar.
Kjo platformë anonime, iu mundëson përdoruesve t’ju bëjë pyetje ndjekësve, ndërsa merr përgjigje pa ditur se nga kush. Nëpërmjet këtij aplikacioni, mund të pyesni për dukjen tuaj, apo ndonjë veprim të ndryshëm dhe mund të pranoni përgjigje shumë të sinqertë, meqë identiteti i atij që përgjigjet është i panjohur.
Ka mundësi, që nëpërmjet reagimeve në Yolo, dikush të përgjigjet negativisht dhe të ketë mundësi bulizmi, por jo për gjatë. Filtrat e aplikacionit, do të detektojnë gjuhën e urrejtjes dhe do ta bllokojnë menjëherë atë llogari, ndërsa raportimet do shqyrtohen me shpejtësi të madhe.