Young shpreson t’i ofrohet kontratë e re nga Man Utd

Prishtinë | 10 Dhj 2018 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Ashley Young mund të përfundojë si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni.

Por, ai ka një dëshirë të madhe që të vazhdojë aventurën e tij në “Old Trafford”. Ai ka thënë se do të dëshironte shumë të vazhdonte kontratën e tij me “djajtë e kuq”.

“Është në dorën e klubit. Unë ndihem sikur të isha 21 vjeçar. Për sa kohë që këmbët më mbajnë dhe mund të zbres në fushë, do të doja të qëndroja këtu” ka thënë Young.

Reprezentuesi anglez e kishte gjetur vetën në një situatë të tillë edhe në vitin 2017/18, por ai bëri mjaftueshëm për të vazhduar edhe 12 muaj të tjerë.

Young u bashkua me Manchester United në vitin 2011 dhe ka bërë më shumë se 200 paraqitje me skuadrën që atëherë.

Gjatë kësaj kohe ai ka fituar Premierligën, FA Cup dhe Ligën e Evropës. Mbetet të shihet cili do të jetë vendimi i skuadrës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme