Zabeli i Drenasit bëhet me kontejnerë të mbeturinave

Drenas | 26 Maj 2018 | 17:30 | Nga

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, në bashkëpunim me ndërmarrjen Pastrimi, të shtunën kanë bërë shpërndarjen e kontejnerëve të mbeturinave në fshatin Zabel i Ulët, ku mbulueshmëria ne këtë fshat deri me tani ka qenë nën 30 për qind, dhe tani me shpërndarjen e kontejnerëve ky fshat fshati ka mbulushmëri në secilën lagje.

Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi tha se me shpërndarjen e kontejnerëve do të vazhdojmë edhe në fshatra të tjera ku përqindja e shpërndarjes me kontejnerë është më e ulët, ndaj ka kërkuar nga qytetarët e Komunës së Drenasit të jenë të përgjegjshëm ndaj mjedisit ku jetojmë dhe të veprojmë, me qëllim të ruajtjes së ambientit. ​

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme