Kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, përsëritën në bisedën telefonike se do të vazhdojnë procesin e zbatimit të Marrëveshjes nga Prespa, transmeton televizioni maqedonas Telma.
Zaev dhe Tsipras kishin një bisedë telefonike pas dorëheqjes së Ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias.
Zëdhënësi i Qeverisë greke Dimitris Zanakopoulos tha se të dy kryeministrat ranë dakord dhe përsëritën se do të vazhdojnë me procesin e zbatimit të Marrëveshjes së Prespës.