Zaev dhe Tsipras: Të vazhdohet zbatimi i Marrëveshjes së Prespës

Prishtinë | 18 Tet 2018 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, përsëritën në bisedën telefonike se do të vazhdojnë procesin e zbatimit të Marrëveshjes nga Prespa, transmeton televizioni maqedonas Telma.

Zaev dhe Tsipras kishin një bisedë telefonike pas dorëheqjes së Ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias.

Zëdhënësi i Qeverisë greke Dimitris Zanakopoulos tha se të dy kryeministrat ranë dakord dhe përsëritën se do të vazhdojnë me procesin e zbatimit të Marrëveshjes së Prespës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme