Me takimin me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, kryeministri maqedonas dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot vazhdon bisedimet me partnerët e koalicionit për gjetjen e kandidatit të përbashkët për zgjedhjet presidenciale.
“Sot vazhdojmë takimet me partitë politike të partnerëve tonë të koalicionit nga blloku shqiptar. Së pari do të kemi takim me BDI-në, ndërsa pastaj do të vazhdojmë me Besën e Afrim Gashit, dhe me Menduh Thaçin. Do të bëjmë përpjekje që takohem edhe me Ziadin Selën nga Aleanca për Shqiptarët dhe Besën e Bilall Kasamit që të mund të bisedojmë dhe të shikojmë nëse mund të gjejmë kandidatë të përbashkët i cili do të jetë i pranueshëm për të gjithë qytetarët, nga çdo lloj politike, përfaqësi etnike dhe sociale”, tha Zaev.