Me marrëveshjen është mbrojtur identiteti i Maqedonisë. Qytetarët e Maqedonisë hyjnë me krenari në NATO dhe BE. Është koha për vendim! Ecim përpara në NATO dhe BE, shkroi mbrëmë kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook.
Postimi është pjesë nga fushata qeveritare për referendumin e vjeshtës, në të cilin qytetarët duhet të prononcohen për Marrëveshjen e Prespës, me të cilin zgjidhet kontesti për emrin me Greqinë dhe hapet rruga e vendit drejt NATO-s dhe BE-së.
Në kuadër të fushatës janë publikuar edhe disa video-klipe me të cilat sqarohen përfitimet e marrëveshjes.
Paraprakisht, Qeveria në ueb faqen e saj publikoi tekst me fakte për Marrëveshjen përfundimtare për zgjidhjen e kontestit Maqedoni – Greqi për emrin dhe për partneritetin strategjik, në të cilin në 10 pika janë përmbajtur beneficionet për Maqedoninë dhe qytetarët e Maqedonisë nga marrëveshja.