Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev gjatë ditëve të ardhshme do ta takohet me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi, transmeton Gazeta Express.
Mësohet se Zaev e ka thirrur Thaçin, ndërsa për detajet e takimit pritet të dalin dy partitë.
Nuk bëhet e ditur se cili është qëllimi i këtij takimi dhe se a do t’i bëhet ofertë PDSH për të qenë pjesë e Qeverisë, apo do të kërkohet vetëm përkrahje për ligje që kanë të bëjnë me shqiptarët dhe për çështjet e integrimeve euroatlantike.