Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në Bruksel u takua me Komisionarin e BE-së për Politikë të Fqinjësisë dhe negociatave për zgjerimi, Johannes Hahn.
Në takimin me Komisionarin Hahn, kryeministri Zaev dhe delegacioni qeveritar, së bashku me ekipin e bashkëpunëtorët më të ngushtë të Komisionarit erdhën në përfundimin se me këtë takim, praktikisht fillojnë përgatitjen për të skanuar gjendjen e kapitujve që janë shënuar së bashku me datën e negocimit.
Një mesazh i përbashkët nga ky takim është se nuk ka kohë për festime dhe ka 365 ditë pune për punë intensive për të arritur detyrën historike të negociatave të suksesshme dhe të shpejta për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.
U diskutua gjithashtu për serinë e parashikuar të hapave përpara në zbatimin e marrëveshjes me Greqinë, por edhe në drejtimet kryesore për forcimin e reformave në kapitujt që do të hapen në qershor të vitit të ardhshëm, si sundimi i ligjit, gjyqësia dhe të drejtat themelore.