Zaev: Jemi të gatshëm të ofrojmë gjithë ndihmën e nevojshme për Shqipërinë

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar shtetin shqiptar, pas goditjes nga tërmetet e fuqishme që përfshinë zonën e Durrësit..

“Me shqetësim po ndjekim lajmet për tërmetin e fuqishëm në Shqipëri, në Durrës dhe në afërsi të Tiranës. Tërmeti i fuqishëm , që po e ndjejmë edhe ne, drejtoi vëmendjen tek fqinjët tanë. Shprehim ngushëllime më të sinqerta me të afërmit e viktimave dhe shpresojmë se së shpejti do të ringriten nga pasojat. Që në mëngjes jam në komunikim me institucionet e Shqipërisë dhe jemi të gatshëm për të ofruar gjithë ndihmën dhe përkrahjen e nevojshme”, ka shkruar Zaev në profilin e tij në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme