Zaev: Kjo që bën Gruevski është për të negociuar për amnestinë

Prishtinë | 02 Maj 2017 | 17:53 | Nga

Disa ditë pas së “enjtes së përgjakur“ dhe pas takimit dje me përfaqësuesin e SHBA-së, lideri i Partisë Social-Demokrate flet për hapat e radhës të shumicës parlamentare pas zgjedhjes së kryetarit të parlamentit.

DW: Si e interpretoni deklaratën e Ivanovit, pas takimit me Hojt Ji që „partnerët e koalicionit të bashkohen dhe të sigurojmë garancinë për unitetin e shtetit, dhe gjitha kjo të jetë ne pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë”. A mendoni se do t’ua japë mandatin për qeveri Ivanovi tani?

Zoran Zaev: Unë e paraqita hapur Programin për Qeverinë e re, aty ka garanci të qarta për unitetin e shtetit, Kushtetutën dhe perspektivën euro-atlantike. Programin është i publikuar po ashtu edhe në web-faqen e Lidhjes Social-Demokrate dhe është i njohur për opinionin vendas dhe për atë të huaj.

Edhe si parti, edhe si shumicë parlamentare, shumë herë kemi thënë shumë qartë, se nuk ka asnjë rrezik për cenimin e unitetit të Maqedonisë. Ajo është shpifje nga Nikolla Gruevski për të penguar transferimin e qeverisë, ku edhe presidenti Ivanov i ndihmon. Arsyeja është e qartë, frika për ndryshim e cila sjell drejtësi për të gjithë.

Edhe një herë do t’i njoftojmë qytetarët dhe presidentin Ivanov, për përmbajtjen e Programit për Qeveri të Re. Ne jemi politikanë seriozë, të cilët kemi për qëllim të marrim përgjegjësi për udhëheqjen e shtetit, me këtë qëndrim duam edhe një herë t’i hedhim poshtë argumentet e paarsyeshme të Gjorgje Ivanov.

Porosisim që më në fund edhe ai të bëjë diçka në interes të qytetarëve, dhe të na e japë neve mandatin.
Po Ivanovi kërkon dialog dhe përsërit „platforma e Tiranës nuk mund të jetë kusht dhe as më pak bazë për formimin e qeverisë në Republikën e Maqedonisë”. Cilët do të jenë hapat e radhës së shumicës së re parlamentare, pas qëndrimeve të tilla të Ivanovit?

I vetmi dokument që ekziston, është programi i qeverisë së re reformat-ive. Këtë e di edhe presidenti Ivanov, po ashtu është i informuar se me të njëjtat qëndrime të partive shqiptare, ishte në bisedime edhe Gruevski për 20 ditë me radhë, po atëherë kjo atij nuk i pengonte.

Atij filloi t’i pengonte kur Gruevski nuk arriti të formojë qeverinë. Përsëris edhe një herë, ekziston program për qeveri, i cili garanton të ardhme të sigurt, stabile, ekonomike dhe prosperitetin euroatlantik për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, dhe askush nuk e ka të drejtën ta pengojë këtë proces.

Vendimtar është përcaktimi i qytetarëve, të cilët me zgjedhjen e 67 deputetëve që i prezantojnë interesat e tyre në Kuvend, formuan shumicën e re në Parlament. I sapo zgjedhuri kryetar i Kuvendit, do t’i dërgojë vendimin zyrtar Ivanovit, se është formuar shumicë parlamentare legjitime, dhe se Gjorgje Ivanov është i detyruar ta japë mandatin për formimin e qeverisë së re. Është e rëndësishme që shumica e re parlamentare të ketë përgjegjësinë për vendimin e 700.000 qytetarëve, dhe të këtë përgjegjësi që kjo shumicë do t’i përmbushë.

Para opinionit janë shfaqur tezat se deklaratat që kanë ardhur deri më tani nga Departamenti i Shtetit dhe nga ambasada e SHBA-së janë „deklarata private” të kuadrit të administratës së Obamës. A i demantuan këto spekulime vizita dhe deklaratat e Hojt Ji?

Mesazhi i zëvendëssekretarit të shtetit të Shteteve të Bashkuara për Evropën dhe Euroazinë zotrit Hojt Ji është shumë i qartë, dhe këto deklarata janë të njëjta me qëndrimin e ambasadorit të SHBA-së në Shkup. Të gjithë t‘i mbështesin proceset demokratike për formimin e qeverisë së re. Ky është mesazhi edhe nga Bashkimi Evropian dhe këtë presin edhe qytetarët që votuan për ndryshim. Dhe qeveri të re ne Maqedoni do të kemi.

Cili është mesazhi kryesor që erdhi nga partneri strategjik i Maqedonisë SHBA nëpërmjet Hojt Ji?
SHBA-ja është partneri më i rëndësishëm strategjik që edhe tani përkrah interesat shtetërore të Maqedonisë në proceset tona demokratike. Dhuna nuk i sjell asnjë të mirë Maqedonisë, përkundrazi ajo e tërheq nga e kundërta. Kryetarët e çdo partie politike dhe të institucioneve duhet të marrin përgjegjësi dhe ta çojnë vendin në drejtim të të drejtave demokratike, të cilat i hapin rrugën shtetit për një të ardhme euroatlantike.

Dhuna në parlament më së miri tregon për metastazat e partisë qeverisëse. Nëse në parlament u sulmuat nga nëpunës të Ministrisë të Punëve të Brendshme, të Ushtrisë dhe të Sigurimit të Shtetit, a mund të marrim përgjegjësi vetëm 15 persona për këtë? Cilët janë ata që mobilizojnë protestuesit për dhunë, dhe ata që i hapën dyert e parlamentit që të hynin turmat e njerëzve?

Duhet të vihen para përgjegjësisë edhe ata që e kryen skenarin e për-gjakosjes në Parlament, edhe ata që e porositën atë. Pas kërkesës për amnesti të organizatorëve dhe motivuesve të protestave, po ashtu edhe nga reagimi i djeshëm i VMRO-DPMNE-së që e arsyeton dhunën, është tani e qartë cilët janë porositësit

Nikola Gruevski dhe udhëheqsija e VMRO-DPMNE-së së bashku me Ibanovin, Velanovskin dhe Çavkovin. Është e qartë se bëhet fjalë për dhunë të organizuar nga njerëz të institucioneve dhe vetë kjo është një fakt që duhet sa më parë të bëhen ndryshime. Ndryshime do të ketë. Të gjithë ata që bëjnë tentime të tilla ndaj opinionit dhe qytetarëve duhet nxirren përpara drejtësisë. Me bashkëpunim me ekspertë publikë dhe me qytetarët do të vendosim profesionalizmi, drejtësi dhe pavarësi në sistemet udhëheqëse.

Po ashtu do t’i çlirojmë institucionet që të punojnë të pavarura, në interes të qytetarëve. Ky është një proces që ne do të rinovojmë sistemin e shtetit, i cili sikurse shihet ka mbeturina të regjimit që është në rënie.

Ka pasur shumë spekulime prandaj desha t’ju pyes: A ju ka kërkuar direkt apo indirekt Gruveski amnesti për veten dhe për rrethin e tij të ngushtë partiak, dhe atë familjar?

Po, kjo që bën Gruevski është për të mundësuar që bëjë Pazar për amnistinë. Amnesti nuk do të ketë. Për të gjitha at që ka dëgjuar opinioni se ç‘ka bërë Gruevski, ai do të dalë para gjyqit. Do të ketë sistem të pavarur të gjykatave dhe gjyqi do të vendosë për fatin e tij. Por shmangie nga drejtësia nuk do të ketë. U kam premtuar qytetarëve se Maqedonia do të jetë me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme