Zaev: Miratohet vendimi për Qeverinë e Maqedonisë

Prishtinë | 28 Maj 2017 | 13:00 | Nga

Lideri i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev sot para gazetarëve tha se vendimi për Qeverinë e re është marrë dhe shumë shpejtë do ta bëjnë publik.

Ai tha shkurt se në lidhje me bisedimet me Lëvizjen Besa definitivisht do ta marrim vesh çfarë ka ndodhur nga kumtesa që do ta lëshojnë brenda ditës.

“Nuk kemi folur për kuadrot e Qeverisë, por së shpejti do ta dini nga kumtesa” tha Zaev.

Në lidhje me përzgjedhjen e ministrave të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), dhe nëse disa nga ata janë në listën e të dyshuarve të Prokurorisë Speciale Publike, Zaev tha që duhet të kontrollohet mirë në Prokuroi dhe ata të japin vërtetimin sepse sipas tij, “gjitha materialet e përgjuara i kanë dërguar atje”.

Sot është dita finale e shpërndarjes së resorëve, në ora 19, LSDM do të mbajë mbledhje të Këshillit Qendror të ri që u zgjodh dje, dhe do të vendosë për ministrat e LSDM-së në Qeveri, njofton Portalb.mk.

“Shpresoj që do të miratojmë vendimet më të mira për qytetarët e Maqedonisë, sot pas mbledhjes do të shpalosim propozim-përbërjen për tërë kabinetin qeveritar të Maqedonisë” tha Zaev.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme