Zaev: Nuk dua të spekuloj për emrin “Maqedonia e Veriut”

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 13:10 | Nga

Lidhur me spekulimet se bisedohet për emrin “Maqedonia e Veriut”, kryeministri Zoran Zaev sot nga Haraçina tha se sa të arrihet marrëveshja kjo gjë do të bëhet publike.

“Nuk dua të spekuloj për zgjidhjet që kemi me qëllim të arrijmë në marrëveshje, pasi të arrijmë atë do ta publikojmë. Nuk di nëse do të shkoj në Gjermani shkaku i dëshirës që duam të arrijmë zgjidhje dhe do të duhet të përkushtohem këtu. Dimitrov është në Berlin… dhe ne në mënyrë bilaterale bisedojmë për problemin mes Maqedonisë dhe Greqisë”, ka thënë numri një i Qeverisë, Zoran Zaev.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme