“Nuk kemi asnjë dyshim pët të dhënë garanca. Ne jemi popull paqësor dhe nga ne mund vetëm të pritet ndërtim të miqësisë dhe bashkëpunimit”.
Këtë e tha kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjet e “Fokus” me rastin e deklaratës së presidentit bullgar Rumen Radev, se Bullgaria dëshiron garanca të qarta për sigurinë e tyre dhe interesat kombëtare.
Zaev tha se nëse shikohet edhe emri i shtetit “Maqedonia e Veriut”, i njëjti sipas tij, tregon se shteti nuk ka pretendime territoriale ndaj Bullgarisë ose vendeve tjera fqinje.
“Përfundimisht mendoj se presidenti Radev, që është lider evropian, mund të bëjë hapa pozitiv, me çka do t’i jep mundësi zhvillimit të miqësisë sonë dhe të mos mbeten gjurmë në mes dy popujve”, tha Zaev.
Ai shtoi se me qëllim që procesi të ketë sukses ka marrëveshje që të mos shpalosen detaje.
“Unë marr përgjegjësinë e plotë për veprimet dhe politikat e mia, siç marrë pjesë në sukses. Sot, shteti ynë respektohet më shumë se kurrë”, tha Zaev, duke përmendur zgjidhjen për çështjen e emrit me Greqinë.