Me miratimin e ndryshimeve të ligjit nga 1 shtatori do të vendoset paga minimale prej 12.000 denarë, si hap shumë i rëndësishëm në vendosjen e standardeve më të larta dhe nxitësve të ndryshëm për jetë më të mirë të punëtorëve në vend.
Qeveria do të stimulojë ekonominë me subvencione të reja ku pritet që në këtë sektor të lëshohen nga 1.5 milionë euro, e gjithë kjo me qëllim të përmirësimit të standardit të punëtorëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas një takimi me të punësuarit në industrinë e tekstilit dhe lëkurës, kryeministri Zaev paralajmëroi se Qeveria do të finansojë pushimet verore të 35 mijë punëtorëve gjë që do të jetë e dobishme edhe për kapacitetet turistike të vendit. Ai kërkoi nga pronarët e fabrikave që të respektojnë dispozitat ligjore për pushim vjetor të punëtorëve.
Zaev gjithashtu paralajmëroi shpalljen e ndryshimeve të reja ligjore në lidhje me tatimin personal dhe tatimin në fitim.