Zaev: Referendumi për emrin e Maqedonisë pas samitit të NATO-së

Prishtinë | 03 Kor 2018 | 18:22 | Nga

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, deklaroi se referendumi për ndryshimin e emrit të vendit do të mbahet në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit, pas samitit të NATO-s më 11 dhe 12 korrik, ku do të diskutohen modalitetet e referendumit dhe përmbajtja e pyetjes.

Sipas Zaev, këto modalitete do të diskutohen së bashku me partitë politike dhe sektorin civil. Zaev u shpreh se pyetja për emrin do t’i hapë rrugën drejt integrimit në BE dhe NATO të Maqedonisë, që pritet të quhet Maqedonia e Veriut.

“Presim që të përfundojnë proceset integruese dhe para së gjithash 11 dhe 12 korriku kur dhe presim të marrim ftesën për anëtarësim në NATO, menjëherë pas kësaj shteti do të hap debat do ta caktojmë më siguri edhe afatin e mbajtjes së referendumit, pyetjen për referendumin, modelin e vetë referendumit dhe gjithçka që ka të bëjë me referendumin. Me siguri afatet mbeten të njëjta, fundi i shtatorit ose fillimi I tetorit, ashtu siç kemi theksuar. Për këtë gjithsesi do të na ndihmojë edhe KSHZ-ja dhe ekspertët e tjerë në Kuvend në përputhje me procedurat që parashihen do të merren edhe vendimet” – deklaroi Zoran Zaev./lapsi.al

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme