Deri në fund të muajit prill pritet të përfundoj rikonstruimi i Qeverisë, ka deklaruar sot kryeministri Zoran Zaev.
Ndërkohë i pyetur nëse ministria e drejtësisë edhe më tej do të menaxhohet nga kuadër i BDI-së, kryeministri Zaev me përgjigje se bisedimet rreth kësaj çështje janë në rrjedh e sipër.
“Tanimë po bisedojmë për kuadër të caktuar. Unë i kam filluar bisedimet me partitë politike dhe deputetët në Parlament. Besoj se emërimet do të bëhen gjithnjë duke pasur për bazë kualitetin e kuadrove. Kjo është edhe arsyeja që akoma nuk kemi dalë me emër konkret për ministrin e drejtësisë. Dëshiroj ta shfrytëzoj hapësirën për bisedime rreth rikonstruimit të Qeverisë dhe vendeve vakante, dhe në gjithë këtë pako do ta plotësojmë edhe vendin vakant të Ministrisë së Drejtësisë”, deklaroi Zaev.