Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, në daljen e parë të tij para mediave pas zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, i pyetur nga gazetarëtnëse do të ketë zgjedhje të reja parlamentare nëse humbet zgjedhjet lokale, ai u përgjigj se kjo nuk është e mundur, sepse sipas tij, ata së bashku me aleatët do të fitojnë bindshëm në balotazh.“
Jam i bindur se do të kemi më shumë kryetar komunash se VMRO-DPMNE-ja, prandaj nuk kemi pse të shkojmë në zgjedhjet të parakohshme. Ne udhëheqim bindshëm në më shumë se 36 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Së bashku me aleatët e tjerë do arrijmë t’i fitojmë bindshëm edhe këto zgjedhje”, tha ai, raporton Alsat-M.