Shumica parlamentar nuk e pranon Dimitar Bogovin për guvernator të ri të Bankës Popullore të Maqedonisë, tha sot kryeministri Zoran Zaev, duke shtuar se ka kërkuar takim me presidentin Gjorge Ivanov për t’i përafruar qëndrimet.
Zaev gjithashtu deklaroi se për vendimin e Ivanovit për ta propozuar Bogovin për guvernator ka dëgjuar përmes mediave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kam pasur takim me presidentin në fund të muajit mars, ku më tregoi se me kë bisedon dhe me kë ka pasur qëllim që të bisedojë. Qytetarët e dijnë se propozues për guvernator është presidenti, ndërsa shumica parlamentare e zgjedh”, tha Zaev.
Ai shtoi se ka pasur takim koordinues me grupet parlamentare dhe ata i kanë thënë se nuk e pranojnë Bogovin që për një mandat si guvernator në Bankën Popullore.