Sot pritet që përbërja e re e kabinetit qeveritar edhe zyrtarisht të dorëzohet në Kuvend e Maqedonisë së Veriut, transmeton Klan Kosova.
Edhe pse fillimisht kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se propozimin për rikonstruimit të Qeverisë në Kuvend do ta dorëzoj ditën e premte, në mënyrë që ky i fundit me kohë të caktojë agjenden javore dhe ditën se kur do të caktoj seancë për këtë çështje. Zaev ndërroi mendje, kur ditë më parë deklaroi se propozimin me ç’rast rast do t’i kumtojë hollësitë rreth emrave dhe resorëve, në godinën e legjislativit, do ta dorëzoj ditën e dielë. Ky propozim do duhet që të miratohet në mbledhje të Kuvendit gjatë javës së ardhshme.
Këtë prolongim prej dy ditësh Zaev a arsyetoi me atë se siç u shpreh bëhet fjalë për 15 ministra të financave, guvernerë, nënkryetarë të fondit monetarë të cilët këto ditë ndodhen jashtë vendit. Më tej ai kishte deklaruar se vendimet janë marrë, por nuk shpalosi as një tjetër detaj, as sa u takon emrave dhe as minisitrive ku do të ketë ndryshime, shkruan TV shenja.