Zaev takohet me Pence

Prishtinë | 20 Sht 2018 | 11:00 | Nga

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, me ftesë të zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence, po qëndron në Washington. Gjatë kësaj vizite ai do të ketë një takim pikërisht me numrin dy të “Shtëpisë së Bardhë“.

“Takimi do të realizohet me ftesë të Pence, ndërsa në të do të bisedohet për përparimin e Republikës së Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO-s”, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp”, shkruan Alsat-M.

Vizita e dy udhëheqësve shtetërorë vjen pas vizitave të sekretarit amerikan të mbrojtjes, James Mattis, të ndihmës sekretarit shtetëror, Wes Mitchell në Maqedoni dhe mbështetjes së shprehur për referendumin e 30 shtatorit dhe integrimin e vendit në NATO dhe BE.

Edhe ish presidenti amerikan George W. Bush nëpërmjet një letre drejtuar qytetarëve të Maqedonisë u bëri thirrje për mbështetjen e referendumit të 30 shtatorit.

Ndërkaq edhe presidenti amerikan, Donald Tramp para disa ditëve në letër drejtuar presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov i shprehi mbështetje për marrëveshjen me Greqinë, duke e vlerësuar mundësinë e referendumit si historike dhe mundësi për hapje të rrugës së Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme