Kryeministri Zoran Zaev sot në Bruksel e kryeson delegacionin e Maqedonisë së Veriut në takim të Këshillit për stabilizim dhe asociim, me të cilin do të kryesojë mu ai, me ç’rast do t’i prezantojë arritjet e vendit në procesin e reformave, që po zbatohen në rrugën drejt fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian.
Këshilli i pesëmbëdhjetë për stabilizim dhe asociim mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, me të cilin bashkëkryeson përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, konsiderohet si test i parë preliminar i dinamikës së agjendës reformuese, e cila është e koncentruar në tre shtyllat – sistemin e sigurisë-zbulimit, administratën publike dhe jurisprudencën.
Në përbërje të delegacionit qeveritar janë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.Sipas programit në Komisionin evropian është paraparë konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrit Zaev, përfaqësueses së lartë Mogerin8i dhe eurokomisarit për zgjerim, Johanes Han.Burime të larta diplomatike në Bruksel, siç lajmëroi paraprakisht MIA, deklaruan se hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut në qershor do të jetë prioritet i kryesimit rumun, por paqartësia do të zgjasë gjithnjë derisa nuk publikohet raporti i KE-së.Mbetet se është e paqartë agjenda e këshillit të qershorit. Duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin evropian, që do të mbahen në fund të majit dhe në ndjeshmërinë e opinionit evropian rreth zgjerimit, KE-ja vendosi t’i shtyjë raportet për vendet nga Ballkani Perëndimor për javën e parë pas zgjedhjeve, sipas të gjitha gjasave më 29 maj.
Këshilli për punë të përgjithshme, ndërkaq, është paraparë për më 18 qershor, që nuk lë shumë kohë vendet anëtare t’i shqyrtojnë rezultatet e KE-së dhe të sjellin vendim.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, Zaev në selinë e NATO-s do të takohet me sekretarin e përgjithshëm, Jens Stoltenberg, ndërkaq është paraparë edhe konferencë e përbashkët për shtyp.