Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate, pas përplasjeve për koalicionin në mes të VV-së e LDK-së, ka shkruar se këto qojnë në dyshime për qëllimet dhe objektivat e të dy partive.
Berisha ka shkruar në Facebook se MPB është një nga shumë ministritë që i ka qeveria e Kosovës.
“Ministria e Punëve të Brendshme është një nga shumë ministrit që ka qeveria e Kosovēs.
Shtyrja me brrylla mes VV dhe LDK për këtë ministri deri aty sa edhe mos të arrijn marrveshje për bashkëqeverisje, të bënë me dyshu në qëllimet dhe “objektivat” e këtyre partive. Në këtë rast shtrohet një pytje logjike, cila është arsyeja që vrapojnë kaq shumë pas kësaj ministrie”, thotë ai.
Tutje, ai shton se VV dhe LDK me gjasë nuk kanë besim në njëra tjetrën dhe dëshirojnë që MPB të mbrohet apo të përdoret të ju hakmirren të tjerëve