Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit NISMA-AKR-PD, Zafir Berisha, ka thënë se këto zgjedhje kanë qenë të orkestruara nga ata që kanë pasur qëllim kundër partisë së tij, e që nuk janë ndalur duke “hangër” kundër kësaj partie.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka thënë se mos procesimi i rezultateve nga qendrat votuese në Billushë, Vlashnje e Petrovë në webfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po bëhet me qëllim për t’iu dhënë material dashakëqijve të Nismës.
“Bartja e votave në qendrën votuese 2042 A, 2001A në qendra tjera votuese në Prizren nga Nisma me nr.122 në subjektit nr.121 është tregues se dikush është i interesuar të krijojë opinion të gabuar me vetëdije”, ka shkruar Berisha.