Zaharov këshillon Serbinë: Bëni padi kundër NATO-s

Prishtinë | 13 Gus 2018 | 10:53 | Nga

“Është bukur që ata janë të brengosur për shkak të situatës humanitare në Lindje të Afërt, por përse të mos tërhiqet vëmendja në situatën humanitare në Evropë dhe të pranojnë se çfarë kanë bërë me përdorimin e uraniumit të varfëruar gjatë bombardimit të vendit tuaj në vitin 1999, dhe të përgjigjen për këtë”, ka thënë Maria Zaharova, zëdhënëse e ministrisë së jashtme ruse, e cila ka qëndruar në Beograd në vizitë private.

Ajo ka theksuar se për shkak të bombardimeve të NATO-s të RFJ në vitin 1999 ishte dashur të ushtrohet padi, por se as tani nuk është vonë, transmeton Insajderi.com.

“Në disa vende ushtarët e NATO-s kanë fituar kompensime për shkak të helmimit me uranium të varfëruar. Është absurde që agresori të merr kompensim ndërsa për viktima nuk ka të tillë” ka theksuar zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse.

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka përkujtuar se ata kanë ngritur padi, mirëpo pas 5 tetorit ajo është tërhequr. Ai ka shtuar se është përpjekur që kjo temë të paraqitet para Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, mirëpo e njëjta është refuzuar dhe tani vetëm qytetarët mund të ushtrojnë padi të tilla.

Sa i përket çështje së Kosovës, Daçiq ka thënë se ata nuk bëjnë asgjë pa biseduar me zyrtarët rus.

“Nuk bëjmë asgjë pas shpine të partnerit tonë kryesor strategjik dhe vendit i cili na jep përkrahje aq të madhe”, duke vazhduar me pretendimet e përditshme se gjoja “Beogradi është i hapur për dialog dhe gjetje të zgjidhjes së përhershme për Kosovën”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme