Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti, nuk është duke shpenzuar asnjë buxhet shtetëror apo qeveritar të Kosovës për fushatën në Shqipëri.
Në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka thënë se Kurti mund të veprojë bashkë me subjektin e tij në mbështetje të ideve që LVV i ka pasur gjithmonë.
“VV në Kosovë ka arritur një rezultat të madh dhe sigurisht që ky frymëzim është momenti të shpërndahet edhe në Shqipëri dhe të prodhojë një sukses shumë të madh”.
“Kurti është një ndër figurat me të pëlqyera në Shqipëri. Edhe ne kur kemi ardhur nga Shqipëria në Kosovë kemi punuar aty me vite me radhë – nuk kemi qenë shumë të njohur, por me veprimtari bëhesh edhe i njohur”.
“Politikat mbarëkombëtare bëhen duke i bërë bashkë punët. Ne nuk mund t’i luftojmë fenomenet negative në rajon nëse nuk krijojmë një bashkëpunim të madh qytetarë”.
“Albin Kurti nuk po shpenzon asnjë buxhet qeveritar për fushatën elektorale në Shqipëri. Ai si kryetar i partisë mund të veprojë bashkë me subjektin e tij në mbështetje të ideve që LVV i ka pasur gjithmonë”.