Kryeministri Albin Kurti ka pranuar t’gjithë projektin e BE-së, duke përfshirë edhe ZAJEDNICËN!
Personalisht mendoj se ka bërë mirë që më n’fund e ka kuptuar se mashtrimin që i’u ka ofruar qytetarëve për 10 vite ishte i dëmshëm për të ardhmën e Republikës.
Ai duket se më në fund e ka kuptuar që integriteti i Republikës dhe sovraniteti i saj varet kryesisht nga miqësia e ngushtë me BE-në dhe ekskluzivisht nga SHBA-ja.
Moralisht, s’paku do të duhej pranuar se veprimet e tij kanë sjellë dëme aftagjate. Por, diçka të tillë është vështirë të pritet, për shkak të përceptimit populist. Ndoshta në këtë fazë vetë pranimini i Zajednicës është dëshmia e vetme që veprimtaria e tij 10-vjeçare ishte me pasoja afatgjate.
BE-ja duket se anën tjetër, me pëlqimin e KM Kurti do t’i afrojn amnisti disa mujore Serbisë dhe Presidentit serb Vuçiç deri në zgjedhjet qe i ka së shpejti.
Ajo çfarë është me rëndësi është fakti se dy palët kan rë dakord dhe pritët hapa domethënës të BE-s duke hequr sanksionet ndaj Kosovës, por për fat të keq duke mos vënë sanksione ndaj Serbisë, sepse kjo do të rrezikonte implementimin e marrëveshjes.