Dhëmbët janë kockat më të forta të trupit njerëzor. Përveçse luajnë një rol kryesor në përtypjen e ushqimit, janë shumë të rëndësishme edhe në proçesin e të folurit.
Këto kocka të forta janë pjesë e trupit tuaj për gjithë jetën prandaj kujdesi ndaj tyre duhet të jetë maksimal.
Gjithsesi ndonëse janë të fortë, egziston edhe rreziku që të konsumohen shpejt.
Në këtë artikull që sjell EO do të mësoni si disa nga zakonet tuaja të përditëshme ju konsumojnë dhe prishin dhëmbët.
Kërcitja e dhëmbëve
Kërcitja e dhëmbëve apo fërkimi i tyre me njëra tjetrën mund t’i dëmtojë ato. Kjo simptomë më së shumti shkaktohet nga stresi dhe kryesisht gjatë gjumit.
Është e vështirë të kontrollohet pasi trupi nuk e kupton se çfarë po bën kur fle.
Ndaj mundohuni të kujdeseni për dhëmbët tuaj gjatë ditës duke evituar konsumimin e ushqimeve të forta.
Një tjetër mënyrë është të përdorni një protezë mbrojtëse për dhëmbët të cilën mund ta merni tek dentist juaj apo në farmaci.
Përtypja e akullit
Ndjesia e përtypjes se akullit mund të jetë shumë e pëlqyeshme në ditët e nxehta të verës për ju, po jo për dhëmbët tuaj.
Megjithëse është vetëm ujë në një gjendje të ngurtë dhe i padëmshëm për trupin, tek dhëmbët mund të ketë një efekt tjetër.
Duke qënë të dyja substanca të forta ato përplasen me njëra tjetrën dhe shkaktojnë konsumimin edhe plasaritjen e dhëmbëve.
Ndaj herën tjetër që doni të përtypni akull kujtohuni për dëmin e madh që i shkakton dhëmbëve tuaj.
Karamelet e vogla
Karamelet, si ato të buta ashtu edhe të fortat megjithëse janë të vogla në sasi janë njësoj të dëmshme për dhëmbët.
Shumica e karameleve që shiten në supermarket janë të mbushura me sheqer ndaj përtypja e tyre mund të jetë fatale për dhëmbët.
Sheqeri mbetet për një kohë të gjatë në gojën tuaj duke dëmtuar sipërfaqen e dhëmbëve.
Pijet me gaz
Sheqeri tek karamelet nuk është i vetmi armik i dhëmbëve edhe pijet me gaz përmbajnë një sasi të madhe ëmbëlsuesish.
Pijet me gaz janë të mbushura edhe me acide të tjera si ai fosforik dhe citric të cilët dobësojnë pjesën e jashtëme të dhëmbëve tuaj.
Edhe pijet e kësaj familje që janë dietike megjithëse nuk përmbajnë sheqer kanë sasi të mëdha acidesh të dëmshme.
Hapja e sendeve të forta me dhëmbë
Për shpejtësi apo komoditet shpeshherë hapja e sendeve si ushqimet e paketuara, ilaçet apo tapat e shisheve bëhet me dhëmbë.
Kjo është mënyra më e keqe se si mund t’i trajtoni dhëmbët tuaj, pasi forca e ushtruar mund të shkaktojë shumë dëmtime.
Dhëmbët mund të thyhen, plasariten dhe rrënja mund të dobësohet.
Konsumi i kafes
Ngjyra e errët e kafës dhe aciditeti mund të shkaktojë zverdhje të dhëmbëve nëse e konsumoni për një kohë të gjatë.
Fatmirësisht është një ndër njollat më të lehta për t’u hequr mjafton të shkoni rregullisht tek dentist.
Pirja e duhanit
Cigaret gjithashtu njësoj si kafja kanë tendencën të zverdhin dhëmbët dhe të shkaktojnë sëmundje të tjera të tyre.
Përveçse shkatërron dhëmbët, nikotina mund të shkaktojnë edhe probleme në të gjithë gojën dhe buzët.
Një arsye më shumë për të vendosur që duhet të hiqni cigaren.