Pa marrë parasysh se sa i zoti jeni në punën tuaj apo rolin që keni në një kompani, ka disa gjëra që dëmtojnë imazhin tuaj profesional dhe nuk e kuptoni. Shfletoni galerinë për tu njohur me gjërat që prishin imazhin tuja profesional.
1. Arritja me vonesë në zyrë: Është normale të ndodh që ndonjëherë të vini me vonesë në punë, por nëse kjo ndodh çdo ditë atëherë nuk jeni profesionistë dhe do të prish imazhin tuaj.
2. Çfarë bëni në tavolinën tuaj të punës: E keni zakon të bëni selfie në tavolinën tuaj të punës ose kontrollimin e rrjeteve sociale shpesh gjatë orarit të punës? Kjo gjithashtu nuk është etike dhe profesionale në punë.
3. Higjiena: Nëse e mbani tavolinën e punës rrëmujë dhe pis atëherë kjo është një gjë bezdisëse edhe për kolegët tuaj. Mos harroni se jeni në zyrën dhe tavolina e punës nuk është dhoma juaj ku mund të bëni çdo gjë.
4. Qëndrimi negativ: nëse ankoheni për çdo gjë në punë apo shani kolegët tuaj atëherë jo vetëm do të prishni imazhin tuaj, por ti harroni miqtë në ambientin e punës.
5. Bëni vetëm muhabet: Është plotësisht normale dhe e shëndetshme për të marrë ndërprerje në mes të punës dhe të bisedoni me kolegët, por kjo nuk do të thotë që vazhdoni të bisedoni gjatë gjithë kohës. Gjithashtu mendojeni dy herë para se të ndërprisni personin tjetër që po punon.