Dinastia e agjentinasve tek Interi duket se do të vijojë vijojë edhe për shumë kohë. Kjo të paktën kuptohet nga deklarimet e zv/presidentit të skuadrës zikaltër, Javier Zanetti.
“Simeone është shprehur se një ditë do të drejtojë Interin. Por sot trajneri ynë është Mancini dhe për respekt të tij nuk mund të flasim për një tjetër trajner. Por nëse flasim për të ardhmen, e imagjinoj që Interi dhe Simeone do jënë sërish bashkë”, deklaroi Zanetti.
Ndër të tjera, Zanetti foli edhe për mundësinë e kalimit të sulmuesit Icardi të Napoli.
“Është shumë i ri dhe i fuqishëm, por mund të rritet edhe më shumë. Ai tani duhet vetëm të mendojë të luajë dhe asgjë tjetër. Qëllimi është të qëndrojë me ne. Është kapiteni i skuadrës dhe vetëm një vit më parë rinovuam kontratën. Duam të qëndrojë, por ai duhet të kuotojë që është te Interi”, deklaroi Zanetti.