Sot 10 vite më parë, Diego Simeone mori nën kontroll timonin e Atletico Madridit

Prishtinë | 23 Dhj 2021 | 13:42 | Nga Ekonomia Online

Diego Simeone, 10 vite më parë mori detyrën e trajnerit të klubit spanjoll, Atletico Madrid.

Koha e gjatë e argjentinasit në klub tregon për sukseset që ka pasur me ekipin, si dhe arsyet pse bordi i klubit nuk e ka parë asnjëherë të arsyeshme që Simeone të zëvendësohet nga dikush tjerër.

Bashkë me klubin, në një dekadë Simeone fitoi dy tituj të La Ligës, dy të Europa Ligës, dy Kopa del Rey, Superkupën e Spanjës, dy Superkupa të UEFA-s, si dhe arriti deri në finale të Ligës së Kampionëve.

51 vjeçari ende vazhdon të jetë trajner i klubit, pa ndonjë dyshim për largim të tij në një të ardhme të afërt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme