Zarfi i zi mbërrin në shtëpi, kush nga banorët rrezikohet?

Prishtinë | 21 Mar 2023 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Një jetër zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e Big Borther Vip. Ky zarf ka ardhur në shtëpi pas debatit të ashpër mes Kristit dhe Antonetës.

Edhe pse banorët i kërkuan Kristit që ti kërkojë falje banores, ai tha se në asnjë moment nuk e kishte ofenduar dhe s’ ka pse t’ i kërkojë ndjesë.

Sipas tij, e gjitha ka qenë një batutë e përshtatshme për atë rast.

Kujtojmë se një debat i ashpër mes Antonetës dhe Kristit ndodhi në mëngjesin e të hënës. Teksa Kristi bisedonte me Luizin, Antoneta ndërhyri në bisedë duke bërë një pyetje që kishte të bënte me Kristin.

Kristi përdori një frazë në gjuhën angleze “Who the fuck is this gay”. Kjo batutë nga ana e tij, acaroi Antonetën, e cila e quajti të paedukatë dhe i kërkoi që atë batutë t’ia thoshte në shqip.

Të ngjashme