Zayn ka lansuar këngën e re “Vibez”, ndërsa ka konfirmuar se albumi i tij i tretë do të dalë javën e ardhshme, më 15 janar.
Ndërkaq, albumi do të dalë me emrin “Nobody is Listening”, shkruan FemaleFirst.
Njoftimi i tij vjen një javë pasi në Twitter kishte shpërndarë një video të shkurtër të këngës. Videoja tregonte një skenë e mbuluar me perde të kuqe, ku derisa kamera afrohej, perdet fillojnë të ngrihen, por videoja përfundon para se të zbulohet çfarë fshihet prapa tyre.
Vibez Out Now! Nobody is Listening – out Jan 15th! pic.twitter.com/dmurpN7ATf
— zayn (@zaynmalik) January 8, 2021