Zbardhen rastet e eksplozivit në Elbasan, arrestohen dy persona

Prishtinë | 01 Qer 2017 | 12:20 | Nga

Dy persona të cilit kishin vendosur tritol muajin e fundit në dy raste në Elbasan, kanë rënë në pranga të policisë.

Mësohet se janë arrestuar Gentian Kllogjri 38 vjeç dhe Thanas Thoma 38 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Të arrestuarit kishin vendosur triol në datën 5 maj poshtë mjetit të Fuad Verzinolli, i cili ishte parkuar në lagjen ‘Luigj Gurakuqi”.

E ndërsa disa ditë më vonë, konkretisht në datën 22 maj, kishin vendosur tritol në shkallët e një lokali në pronësi të Besnik Brakës, që njihet edhe me emrin Nik Vojaçek.

Dyshohet se tritoli është vendosur me qëllim paralajmërimi për Brakën, për shkak të së shkuarës së tij kriminale.

Fatmirësisht tritoli nuk ka shpërthyer në asnjë nga rastet

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme