Lulzim Basha ka zhvilluar sot një mbledhje me të gjithë kryetarët e degëve në rrethe për të rakorduar vijimin e aksionit opozitar.
Mësohet se është marrë vendim që protestat të vijojnë çdo të enjte përpara Kuvendit.
Kjo është forma e rezistencës për të kërkuar krijimin e qeverisë tranzitore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Kuvendi do të mblidhet sërish më 28 shkurt. Seanca e së enjtes së shkuar u anulua nga frika e një konfrontimi mes protestuesve dhe deputetëve të mazhorancës.
PD dhe LSI vendosën të djegin mandatet, ndërsa kryeministri Edi Rama deri më tani është treguar i prerë duke thënë se zgjedhjet do të mbahen në vitin 2021./lapsi.al