Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person të dyshuar lidhur me laboratorin e drogës që u zbulua në muajin shkurt, në Shirokë të Suharekës.
Sinjali mëson se i dyshuari që u arrestua është shtetas i Turqisë. I njëjti është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren kishte njoftuar se hetimet për operacionin anti-drogë në Shirokë të Suharekës, kanë nisur më 4 shkurt. Ky operacion rezultoi me gjashtë persona të arrestuar dhe konfiskimin e drogës në vlerë prej 1 milion e gjysmë.