Sergio Ramos vazhdon të jetë me një këmbë brenda e me një këmbë jashtë Real Madridit.
Josep Pedrerol ka zbuluar të reja për të ardhmen e kapitenit të Los Blancos, që ende nuk ka gjetur një gjuhë të përbashkët me klubin për rinovimin e kontratës, që do t’i skadojë në fund të qershorit.
Pedrerol nga burime të sigurta ka mësuar se java e ardhshme do të jetë shumë vendimtare për Real Madridin në përgjithësi, pasi do të mësohet edhe zyrtarisht çfarë do të ndodhë me Zinedine Zidane dhe Sergio Ramos.
“Florentino Perez do ta telefonojë Sergio Ramosin javën e ardhshme, pasi të takohet me Zidanin, për ta pyetur si është, nëse ka oferta, nëse s’ka. Nëse ka për qëllim të vazhdojë në Real Madrid apo jo. Do ta telefonojë për të gjetur një zgjidhje për të mirën e Realit”, tha Pedrerol.
Reali raportohet se i ka ofruar një vit kontratë Ramosit, derisa kapiteni dëshiron të paktën dy vite – dhe kjo ka bllokuar për momentin gjithçka.