Zbulohen katër të dyshuar për dy raste të “Vjedhjes së rëndë”

Prishtinë | 17 Jan 2018 | 15:21 | Nga

Pas hetimeve intensive, hetuesit policor të sektorit rajonal të hetimeve Ferizaj, kanë arritur që të identifikojnë katër persona të dyshuar për kryerjen e dy veprave penale  të  “Vjedhjes së rëndë”, raste këto të ndodhura në Ferizaj dhe në periferi të qytetit, përkatësisht në resortin “Milenium” dhe në pikën e shitjes, “Neptun”. Hetuesit policor gjatë zhvillimit të procedurës hetimore, kanë siguruar prova të mjaftueshme lidhur me kryerjen e këtyre veprave penale.

“Të dyshuarit, B.S. (m/sh/k 20 vjeç), H.R. (m/sh/k  20 vjeç), D.A. (m/sh/k ) dhe A.R. (m/sh/k ),  më datën 05.10.2017, me forcë kanë depërtuar në ambientet e resortit “Milenium” dhe nga arka metalike kanë marrë 17 mijë Euro. Ndërsa në pikën e shitjes “Neptun” në Ferizaj, më datën 23.2.2017 ,  kanë marrë paisje të ndryshme,  (Llap top, telefona celular dhe IPED) në vlerë të përgjithshme rreth 15 mijë Euro. Gjatë intervistimit  dhe  në prani të avokatëve mbrojtës, të dyshuarit kanë pranuar në tërësi veprat e kryera. Të dyshuarve,  prokurori i shtetit ua ka vazhduar masën e paraburgimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme