Zbulohen mallra të padeklaruara në Dheun e Bardhë, kap vlerën e rreth 4 mijë eurove

Prishtinë | 18 Dhj 2025 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Në Dheun e Bardhë janë kapur mallra të padeklaruara, përfshirë edhe pjesë të përdorura për automjete e që kapin vlerën e rreth 4 mijë eurove.

“Gjatë kontrolleve të rregullta në Zyrën e Brendshme Doganore Dheu i Bardhë, është paraqitur një ngarkesë mallrash, ku gjatë ekzaminimit zyrtarët doganorë kanë hasur në mallra të padeklaruara. Malli i konstatuar përfshin pjesë të përdorura për automjete, të futura pa u deklaruar sipas procedurave ligjore doganore. Pas verifikimit të mallit, vlera e tij arrin shumën rreth 4,000 euro. Mallrat janë ndaluar, ndërsa ndaj palës përgjegjëse është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në bazë të nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës. Me fokus mbrojtjen e tregut dhe interesit publik, Dogana e Kosovës vazhdon angazhimin e saj për zbatim efektiv të ligjit dhe parandalim të shkeljeve doganore”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Të ngjashme