Zbulohen në Prishtinë kartëmonedha false

Prishtinë | 22 Gus 2017 | 12:19 | Nga

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se dje janë konfiskuar 550 euro dhe dy kartëmonedha prej 200 frangash zvicerane që dyshohet se janë false.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:22 në një bankë në Prishtinë.

“Tri ankuese, punëtore të bankës, kanë raportuar se nga persona të panjohur kanë pranuar dy kartëmonedha prej 200 frangash zvicerane, një kartëmonedhë prej 500 eurove dhe një prej 50 eurove të cilat dyshohet se janë fals”, thuhet në komunikatë.

Monedhat janë konfiskuar nga forenzika.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme