Policia e Shtetit vazhdon aksionin në të gjithë vendin kundër lojërave të palejuara të fatit. Gjatë 24 orëve janë zbuluar tre raste të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit dhe janë sekuestruar tavolina pokeri, çipsa, katër aparatura, njësi kompjuteruke dhe dy pajisje elektronike që përdoreshin për lotaritë e palejuara.
Konkretisht, në Tiranë u procedua penalisht 28-vjeçari me iniciale F.R., pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e subjektit të tij u gjetën dy tavolina pokeri dhe një valixhe me çipsa. Në Elbasan u procedua 26-vjeçari me iniciale M.A., pasi në lokalin e tij u konstatua duke ushtruar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit, raporton tvklan.
Së fundmi, në Vlorë u procedua në gjendje të lirë 25-vjeçari me iniciale R.S., pasi në lokal iu gjetën dy njësi kompjuterike pa dokumentacion të cilat shërbenin për organizimin e lojërave të fatit.