Zbulohen vrasjet masive në Mianmar

Prishtinë | 20 Dhj 2021 | 07:22 | Nga Ekonomia Online

Gjatë muajit korrik, ushtria e Mianmarit kreu një seri vrasjesh masive të civilëve, që rezultuan me vdekjen e të paktën 40 burrave, sipas një hulumtimi të BBC.

Dëshmitarët okularë dhe të mbijetuarit thanë se ushtarët, disa të rinj deri në 17 vjeç, mblodhën fshatarët përpara se t’i ndanin burrat dhe t’i vrisnin.

Imazhet nga incidentet tregojnë se shumica e të vrarëve fillimisht u torturuan dhe u varrosën në varre të cekëta, shkruan BBC.

Ushtria është përballur me rezistencën e civilëve që kur mori kontrollin e vendit në një grusht shtet, duke rrëzuar qeverinë e udhëhequr nga Aung San Suu Kyi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme