Ylli i këngës “Careless Whisper” ka vdekur si pasojë e shkaqeve natyrale. Një zyrtar i ngarkuar me hetimet për vdekjen e George Michael-it, ka thënë se hetimet për vdekjen e tij kanë pushuar dhe se është pranuar raporti final.
“Pasi është konfirmuar se arsyeja e vdekjes është natyrale, e që është kardiomiopatia me miokarditis dhe shpretka e yndyrosur, hetimet do të ndërpriten, nuk ka nevojë më për vazhdimin e hetimeve tjera”, ka thënë Darren Salter.