Klubi gjerman RB Leipzig ishte viktimë e valixhes së humbur të mërkurën pasi arriti në Londër për përballje me Tottenhamin, bën të ditur “Daily Mail”, transmeton Koha.net.
Për këtë arsye klubi nuk kishte fanella të mjaftueshme të një lloji për t’u përballur me Tottenhamin në ndeshjen e të mërkurës mbrëma në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve.
Timo Werner, Lukas Klostermann dhe Christopher Nkunku ishin me fanella me llogo njëngjyrëshe në të, ndërsa bashkëlojtarët tjerë ishin me fanella me llogo me ngjyra të plota.
Mirëpo, në pauzë mes pjesëlojëve, Werner e Nkunku ishin në gjendje të ndërronin fanellat duke marrë me ngjyra të plota, ndërsa Klostermann mbeti me versionin bardh e zi.
Trajneri i Leipzigut, Julian Nagelsmann ka konfirmuar pas ndeshjes së klubi vërtetë humbi një kuti me plotë fanella në aeroport me të arritur në Angli.