Ekonomia Online
FUNDIT

Zbulohet arsyeja se përse kemi frikë nga errësira

Zbulohet arsyeja se përse kemi frikë nga errësira

Nuk janë vetëm fëmijët që kanë frikë nga errësira, por edhe të rriturit dhe numri i tyre nuk është i vogël. Një sondazh i YourGov, realizuar tek 2 mijë persona të rritur, doli në përfundimin se 40 përqind e tyre kishin frikë të lëviznin nëpër shtëpi në errësirë. 1 në 10 persona deklaruan se kishin […]

Nuk janë vetëm fëmijët që kanë frikë nga errësira, por edhe të rriturit dhe numri i tyre nuk është i vogël.

Një sondazh i YourGov, realizuar tek 2 mijë persona të rritur, doli në përfundimin se 40 përqind e tyre kishin frikë të lëviznin nëpër shtëpi në errësirë. 1 në 10 persona deklaruan se kishin kaq shumë frikë nga errësira sa nuk shkonin në tualet gjatë natës.

Të paturit frikë nga errësira nuk aq iracionale sa mund të duket.

E njohur si nyctophobiam, ndjenja e tmerrit e shkaktuar nga të qenit në errësirë, është në fakt një formë ankthi.

Përgjegjëse për këtë çrregullim emocional është pjesa reptiliane e trurit, që lidhet me fobi të tilla si frika nga lartësia dhe kafshët potencialisht të rrezikshme, e deri tek terrori që shkakton tek disa njerëz një buton i vetëm.

Frika ngulitet në tru në një nga këto tre mënyra: duke observuar dhe mësuar frikën e të tjerëve në fëmijëri, nga një eksperiencë traumatizuese, siç mund të jetë të sulmuarit nga një qen, ose nga një proces i njohur si ankorim, që ndodh kur një person ka një lloj paniku dhe truri lidh një objekt të afërt me ndjenjën e frikës.

Eksperienca të tilla janë gjeneza e fobive dhe shkaktojnë panik tek ata persona që vuajnë kur përballen me frikën e tyre.

Sipas shkencëtarëve, frika ndaj errësirës nuk është vetëm një gjendje e sikletshme, por lidhet gjithashtu me probleme si pagjumësia.

Një grup studiuesish të Ryerson University Sleep and Depression Lab realizuar një studim, rezultatet e të cilit treguan se ata që e kanë të lehtë të flenë janë të mësuar me zhurmat gjatë natës, ndërsa ata që kanë frikë nga errësira, kanë më shumë gjasa që t’i paraprijnë zhurmat.

Kjo i bën këta persona që të tensionohen kur fiken dritat dhe e kanë më të vështirë të flenë gjumë.

Por të fjeturit me dritën e ndezur, sipas një tjetër studimi nga Universiteti i Ohios, SHBA, mund të ndikojë në tru dhe të rrisë rrezikun për t’u prekur nga depresioni.

Mënyra më e mirë për të trajtuar fobitë, sipas ekspertëve është terapia.

Të ngjashme