Zbulohet gaz që mund të furnizojë vendin në 11 vitet e ardhshme

Prishtinë | 19 Pri 2017 | 14:00 | Nga

Zbulimi i fundit i gazit natyror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i cili u njoftua javën e kaluar, është i mjaftueshëm të furnizojë vendin në 11 vitet e ardhshme, flasin të dhënat e përpiluara nga Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë qeveritare amerikane “U.S. Geological Survey”, zbulimet e gazit në The Bossier dhe në Haynesville Formations, më konkretisht në tokën dhe ujërat shtetërore amerikane, sipas vlerësimeve përmbajnë 4 miliardë fuçi naftë dhe 304.4 trilionë metra kub të gazit natyror.

Në bazë të shifrave të publikuara, totali i gazit të zbuluar në dy burimet e lartpërmendura është 8.61 trilionë metra kub, ndërkohë që të dhënat e Administratës Amerikane për Energji (EIA) flasin se gjatë vitit 2016 shteti ka shpenzuar 779 miliardë metra kub të gazit natyror.

Duke supozuar se konsumi vjetor i gazit do të mbetet i pandryshuar në të ardhmen, rezervat e reja të zbuluara të gazit natyror në Bossier dhe Haynesville mund të furnizojnë SHBA-të, për të paktën në 11 vitet e ardhshme, me supozimin se vendi nuk do të prodhojë gaz nga fusha të tjera.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme